Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot lëvizja ndalohet që në 20:00, gjimnazet kalojnë online (MASAT E REJA)


Duke nisur nga sot, gjimnazistët dhe mësuesit nga zonat e riskut do të jenë të detyruar që ta zhvillojnë mësimin online. Nga ky vendim nuk përjashtohen as maturantët.

Siç bëri me dije dje ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëhet fjalë për shkollat në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

Kujtojmë se prej fundit të vitit të kaluar, qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve pati vendosur që mësimi në shkollat e mesme të bëhej i alternuar, një pjesë e mësimit të zhvillohej në shkollë, dhe një pjesë tjetër nga shtëpia online.

Ndërkohë një shtrëngim të masave do të ketë edhe përsa i përket fashës orare për lëvizjen.

Duke nisur nga sot, ndalimi i qarkullimit do të fillojë në orën 20:00, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 20:00. Më parë ky orar niste në orën 22:00.

Gjithashtu do të ketë një ndryshim edhe për universitetet, pasi sezoni i provimeve për studentët do të zgjatet.

Masat e reja do të qëndrojnë në fuqi për dy javë, pra në periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Këto masa vijnë pas një rritjeje të numrit të infeksioneve të Covid-19 në vendin tonë dhe deklarimeve nga ana e qeverisë, se ka dyshime që të jetë duke u përhapur një variant i ri i virusit. Ndoshta ai i Afrikës së Jugut, apo i Britanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *