Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën këmbësori në Lezhë, u përplas nga makina


Një person ka humbur jetën në Lezhë pasi është përplasur nga makina.  Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Tale të Lezhës, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin që dyshohet se është përfshirë në aksident.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende dhe policia po heton për të zbardhur dinamikën e aksidentit fatal.

Sipas policisë, viktima është shtetasi D.V. 61 vjeç, banues në Tale.  Për këtë autoritetet kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit “BMW”, 3-vjeçarin me iniciale A.I.

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *