Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet gjermane në alarm: Po spiunojnë aeroportin e Stuttgart-it


Autoritetet gjermane janë vënë nën alarm dhe aeroportet më të mëdha të Gjermanisë janë vënë në gatishmëri, pasi raportimeve se katër terroristë të dyshuar janë parë duke spiunuar aeroportin e Shtutgartit.

“BBC” shkruan se policia është vënë në kërkim të një djali dhe babait të tij nga North Rhine-Westphalia si edhe dy të tjerëve të cilët janë parë  duke fotografuar terminalin dhe bazat e aeroportit. Detajet mbi të dyshuarit u janë dërguar policisë gjermane nga shërbimi sekret i Marokut.

Kjo vjen një javë pas një sulmi terrorist që ndodhi përtej kufirit në Francë. Tre persona u vranë nga Cherif Chekatt, pranë një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg, që është rreth 150 km nga Stuttgart.

Policia njoftoi përmes transmetuesit publik ARD se forcat e sigurisë ishin në gatishmëri në aeroportet gjermane.

Që nga sulmi i Strasburgut, aktivitetete të dyshimta ishte vërejtur si në Aeroportin e Shtutgartit dhe në aeroportin Charles de Gaulle në Paris, raportoi transmetuesi publik SWR. Babai dhe djali u kapën nga kamerat e vëzhgimit duke fotografuar rreth aeroportit, por u zhdukën në kohën kur policia mbërriti.

Emrat e të dyshuarve të aeroportit të Shtutgartit si dhe detajet e komunikimeve të tyre thuhet se u janë dhënë policisë nga zyrtarët e inteligjencës në Marok.

Zëdhënësi i policisë gjermane Roman Strohmayer tha “kemi informata që për momentin nuk mund të gjykohet ende përfundimisht. Ne kemi zbuluar përpjekje spiunimi në Aeroportin e Shtutgartit dhe kemi shtrënguar masivisht masat tona të sigurisë në aeroport në bashkëpunim me policinë e shtetit”.

Gjermania ishte vënë në shënjestër të terroristëve pak para Krishtlindjes në 2016-ën, kur xhihadisti tunizian Anis Amri hodhi një kamion në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe duke lënë dhjetra të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *