Vendosni fjalën kyçe....

Tirana merr fitoren e rëndësishme ndaj Flamurtarit


Një fitore shumë të rëndësishme arriti Tirana këtë të premte, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1-0 dhe duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve.

Njeriu i ndeshjes u bë Hasani, që shënoi golin e vetëm të takimit për bardheblutë. Gjithçka ndodhi në minutën e 88, kur të gjithë po mendonin se skuadrat do të dilnin nga fusha e lojës me nga një pikë secila, pavarësisht rasteve të krijuara, kur Hasani arriti të mposhtë portierin Koliçi pas një veprimi të bukur individual në zonë.

Për t’u theksuar është konfuzioni i krijuar disa minuta para shënimit të golit, për një karton të kuq të dhënë Pollozhanit pas një prekjeje të topit me dorë, që solli kartonin e dytë të verdhë ndaj tij. Por më pas, arbitri Koçi, pas këshillimit me anësorin e ktheu vendimin e tij.

Java e 18 e Superiores do të vijojë me ndeshjen e së shtunës, mes Teutës dhe Laçit, e më pas me ato të së dielës, Kukësi-Kastrioti dhe Luftëtari-Partizani.Më herët këtë të premte, Skënderbeu u mposht 1-0 nga Kamza, duke u zhytur më thellë në krizë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *