Vendosni fjalën kyçe....

Rama takoi studentët, reagon Unioni i Gjeologjikut: Grupi nuk ka marrë pëlqimin tonë


Pas bërjes publike nga Kryeministri Edi Rama se takoi një grup studentësh dhe pedagogët nga Fakulteti i Gjeologji-Minerave ka reaguar Unioni i këtij fakulteti duke deklaruar se asnjë student nuk ka marrë pjesë në takim me pëlqimin e Unionit i cili është i vetmi legjitim brenda fakultetit.

Unioni Studentor i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, si përfaqësisë legjitim i çdo klase studentësh brenda këtij fakulteti, bën me dije se asnjë student nuk ka marrë pjesë me pëlqimin tonë në takimin e turpshëm që u zhvillua në ambientet e këtij fakulteti. Nuk jemi ne grevëthyesit e parë! I bëjmë thirrje studentëve, anembanë vendit, të vazhdojnë protestën e tyre legjitime deri në anulimin e ligjit në arsim, si pikënisje për plotësimin e të gjitha kërkesave tona! Neve na keni në shesh! PËR NE NUK KA NEGOCIATA! PROTESTA VAZHDON”- thuhet në reagim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *