Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me një grup studentësh dhe pedagogësh të Gjeologjikut: Zhvilluam dialog, e kuptuan ku e kam hallin


Kur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 14 ku dhe 8 kërkesat drejtuar qeverisë kanë ngelur për tu plotësuar për shkak të ofrimit të dialogut nga ana e kryeministrit, Rama njofton se mbasditen e sotme ka zhvilluar një takim të mbyllur me pedagogët dhe një grupi të studentëve nga Fakulteti i Gjeologji-Minierave.

Sipas njoftimit të shpërndarë në Twitter, Rama falenderon grupin e studentëve dhe pedagogëve për bashkëbisedimin për dialogun.

Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun).Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë.Nesër vazhdojmë”-shkruan Rama në Twitter

Nga ana tjetër një pjesë e madhe e studentëve qëndrojnë në protestë dhe janë kundër dialogut me Kryeministrin dhe kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave pa kushte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *