Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen makinat në Itali, dy të rinjtë shqiptarë përfundojnë në spital (FOTO)


Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur, në një aksident me makinë në Itali. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur në Ponte della Priula gjatë mesditës së të shtunës.

Makina me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, u përmbys në mes të rrugës pasi u përplas nga një tjetër automjet.

22 vjeçari me iniciale K.H, banues në Piavon di Oderzo dhe 26 vjeçari R.B. nga Kosova, banues në Volpago del Montello,u dërguan me urgjencë për në Spitalin Conegliano.

Është ende e paqartë se si ka ndodhur ky aksident, ndërkohë që autoritetet italiane kanë nisur hetimet.
Për pak kohë, si pasojë e aksidentit u bllokua qarkullimi i automjeteve në zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *