Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama lëre mallin, hajde na qaj hallin”, nis marshimi i studentëve (FOTO)


 

Ka nisur marshimi nga Korpusi Universitar drejt godinës së Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare.

Ditën e sotme studentët, ndryshe nga herët e tjera kanë në duar në vend të pankartave libra. Një gjë të tillë e kishin paralajmëruar prej disa ditësh.

“E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, është thirrja e tyre.

Kur studentët kaluan para Kryeministrisë, nisën thirrjet: “Edi Rama lëre mallin, hajde na qaj hallin”.

Përpara Kuvendit është vendosur një kordon policie, ku përveç forcave të rendit ka edhe efektivë të “Shqiponjave”.

Kuvendi pritet të mblidhet për seancë plenare në orën 10:00, në të njëjtën kohë edhe studentët do të vendosen përballë këtij institucioni duke zhvendosur aty protestën e tyre. Protestat paralelisht kanë nisur edhe në rrethe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *