Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Elbasanit nisen drejt Tiranës: Bashkohuni me ne! (VIDEO)


Studentët e Universitetit të Elbasanit janë nisur drejt autobusëve për të mbërritur në Tiranë për protestë.

Videoja e mëposhtme tregon marshimin e studentëve në këtë qytet të cilët u bëjnë thirrje gjimnazistëve dhe qytetarëve të tjerë të bashkohen me ta.

Sakaq protestat kanë nisur edhe në kryeqytet, ku studentët janë grumbulluar përbara godinës së Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare.

Ditën e sotme studentët, ndryshe nga herët e tjera kanë në duar në vend të pankartave libra. Një gjë të tillë e kishin paralajmëruar prej disa ditësh.

Kur studentët e Politeknikut kaluan para Kryeministrisë, nisën thirrjet: “Edi Rama lëre mallin, hajde na qaj hallin”.

Përpara Kuvendit është vendosur një kordon policie, ku përveç forcave të rendit ka edhe efektivë të “Shqiponjave”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *