Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta në mbarë vendin, studentët: Ulni tarifat!


Nis protesta e studentëve në Tiranë dhe në rrethe. Studentët në qytetin e  Korçës, Elbasanit madje edhe Gjirokastrës kanë bojkotuar sot mësimin për të vazhduar me protestat që vijojnë prej 8 ditësh.

Në Shkodër gjithashtu po protestohet por një pjesë e studentëve kanë vendosur të nisën për në Tiranë. 

Studentët në qytetin e Shkodrës po protestojnë përpara gjimnazit “28 Nëntori” për shkak se gjimnazistët nuk po lejohen të marrin pjesë në protesta.

Edhe në Tiranë kanë nisur Lëvizjet. Që prej orës 08:30 studentët kanë nisur të mblidhen nëpër fakultete, ndërsa ende po vendosin se për ku do të marshojnë.

Protestës i janë bashkuar gjithashtu edhe studentët ashtu sikurse edhe dje. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin.

Studentët në qytetin e Shkodrës po protestojnë përpara gjimnazit “28 Nëntori” për shkak se gjimnazistët nuk po lejohen të marrin pjesë në protesta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *