Vendosni fjalën kyçe....

“Veliaj të na japë një rrugëzgjidhje, të vijë këtu”, banorët e Bregut të Lumit në protestë


Mbërmjen e sotme janë ngritur sërish në protestë banorët eBregut të Lumit.  Në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”, ata kanë kërkuar ballafaqim me autoritetet.

 “I bëjmë thirrje, Erion Velisë, derisa të na japë një përgjigje, ne nuk do e ndalim protestën, të na japë një zgjidhje.”, u shpreh një banor.
Banorët janë duke kënduar njëzëri himnin kombëtar dhe kërkojnë dëshpërblim për banesat e tyre. Në protestë ndodhen edhe deputetë të Partisë Demokratike.
 
“Ata duan të bisedojnë me ne. Të na japin një rrugëzgjidhje. Ne nuk do ta ndalojmë protestën. Ndryshe nuk do ta lejojmë këtë projekt.”, u shpreh një tjetër banor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *