Vendosni fjalën kyçe....

Rama ‘mbytet’ nga protestat, 3 vatra të reja në Shkodër, Kavajë dhe Lezhë (VIDEO)


Pas protestës së studentëve që vazhdon në ditën e shtatë të saj, sot janë ngritur në protestë edhe fermerët dhe biznesi i vogël në Shkodër, Kavajë dhe Lezhë.

Në autostradën Lezhë-Shkodër fermerët dhe biznesi i vogël janë mbledhur dhe po protestojnë kundër qeverisë dhe kanë bllokuar rrugën. Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe   largimin e Ramës nga qeveria.”Poshtë qeveria”, “Poshtë komunistat”, janë thirrjet e fermerëve në Shkodër.

Në Vaun e Dejës fermerët dhe protestuesit e tjerë po mbajnë të veshur jelekë të verdhë njësoj si francezët në protestat  tyre dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës. Ato gjithashtu kanë kërkuar dhe një treg për shitjen e produketeve bujqësore.  Protestuesit nuk kanë dhënë një afat se sa do pritet të vazhdojë kjo protestë.

Ndërsa në Kavajë po protestojnë qindra qytetarë, si përfaqësues të biznesit të vogël për pakënaqësi ndaj pushtetit të Ramës. Ata kanë bllokuar aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë dhe njëkohësish kërkojnë uljen e çmimit të naftës. 

Protestuesit nga 3 vatrat e protestës janë shprehur se mbështesin protestën e studentëve dhe nuk ngurojnë ta quajnë ndrikull ministren Nikolla./ Hashtag.al 

Protesta nëpërmjet videove:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *