Vendosni fjalën kyçe....

Nis shiu, por studentët nuk ndalen (FOTO)


Në kryeqytet kanë nisur reshjet e shiut, por pavarësisht kësaj studentët nuk e kanë ndaluar protestën e tyre. Rezistenca studentore vazhdon përkundër shiut, ndërsa kanë ngritur çadrat. Përpara ministrisë së Arsimit, mbi kokat e studentëve është krijuar një mburojë shumëngjyrëshe nga çadrat e studentëve.

Studentët kanë paralajmëruar ministren Nikolla, se do të futen në grevë urie në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat, protesta do të përshkallëzohet dhe do të futemi edhe në grevë urie”, janë shprehur studentët.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është thirrja e tyre.

Në protestën e sotme, studentët kanë hapur pankartat ku shihen fotot e pedagogëve të tyre dhe kërkojnë Vetting edhe për ta. Studentët akuzojnë pedagogët se u marrin para për provimet ndërsa kanë vënë edhe “x” mbi fytyrat e pedagogëve që akuzojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *