Vendosni fjalën kyçe....

Dy motrat e denoncuan për vdekjen e babait, reagon mjekja Qato: Këtu nuk është vend ku mund t’i përgjigjesh telefonit, por të vraposh për të shpëtuar jetë


Pas ditë pas denoncimit të dy motrave Lalo që ngritën akuza ndaj saj lidhur me mjekimin e babait të tyre me Covid-19 që ndërroi jetë në Spitalin Infektiv, ka reaguar mjekja Migena Qato.

Qato foli në një prononcim për televizionin “News 24”, ku hodhi poshtë akuzat e dy motrave

Mjekja Migena Qato ka folur për mediat lidhur me denoncimin e dy motrave Lalo që hodhën akuza në drejtim të bluzave të bardha dhe QSUT-së lidhur me vdekjen e babait të tyre Rifat Lalo.

“Pavarësisht se në detaje do merren instancat përkatëse. Pacienti ka arritur në urgjencë rreth orës 16: 30. Menjëherë pas futjes në Urgjencë, duke qenë se është paraqitur nën kushtet e insufiçencës së rëndë respiratorë është vendosur në oksigjeno-terapi. Mbërriti me 70 për qind të saturimit. U desh pak kohë, rreth 40 minuta që të arrinim në parametra të mjaftueshëm, për ta transportuar në skaner.

U dërgua në skaner brenda jo më shumë se 45 minutave, është realizuar skaneri. Skaneri është realizuar në orën 17: 15. Ishte një gjendje e rëndë që në ardhje. Nëse pacienti ka arritur në urgjencë në 16 e 30, nuk është dashur më shumë se një orë, rreth 5 e 30 kam kontaktuar me zonjën në fjalë duke i shpjeguar situatën.

Por ajo që doja të theksoja është, e para kërkesa e tyre shumë e dyzuar për të marrë babain nga Spitali Infektiv. Pra në një moment kanë evidentuar dëshirën për ta marrë dhe më pas nuk kanë dashur. Rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. Çdo sugjerim mjekësor minimalisht duhet të realizohet kur e ke pacientin përpara. Këtë ua kam sugjeruar dhe motrave që kanë ngritur akuzat në fjalë.

Jam absolutisht e sigurt, nuk ndryshoj asnjë presje tek ajo që kam menduar dhe thënë në dëshminë e dhënë.

Pacienti ka shkelur në urjgencë në orën 16:30, ka nisur ekzaminimi në kohë reale.”- ka deklaruar mjekja.

E pyetur lidhur me deklaratat e dy motrave se babai i tyre Rifat Lalo është lënë në karrige, mjekja përsëri i ka hedhur poshtë.

“Absolutisht JO! Nuk mundem dot të përkufizoj fjalë të gënjeshtërta.

Një pacient në kushtet e insufiçensës respiratore nuk kupton shumë gjëra. Pacienti është menaxhuar sikuese e kërkon protokolli Covid-19 dhe në vendet e tjera.”– tha ajo.

Mjekja shtoi se ka biseduar me dy të afërmet e pacientit vazhdimisht, ndërsa thekson se Spitali Infektiv nuk është një vend ku mund të përgjigjesh çdo kohë në celular pasi duhet të kujdeset për pacientët.

“Me zonjat në fjalë, për gati 40 minuta ose më shumë kam folur. Kam qenë në komunikim më tepër se 5 herë. Aty nuk është një vend ku në çdo kohë mund t’i përgjigjesh telefonit, aty është një vend ku duhet vrapuar për t’i shpëtuar jetën pacientit.

Nëse keni mundësi të shikoni kartelën do të kuptoni se çdo gjë është bërë në mënyrën e duhur.

Kartelën nuk e disponoj unë. Nuk i mohoj të drejtën askujt për të parë kartelën.”– shtoi mjekja Qato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *