Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe Italia fashiste e njoftoi Ahmet Zogun 3 ditë para, këta po më prishin shtëpinë brenda 24 orësh”


Ka nisur paraditen e sotme prishja e banesave në zonën e Unazës së Re. Situata në zonë është e tensionuar pasi banorët kundërshtojnë prishjen e banesave.

Një nga banorët të cilit rrezikohet t’i prishet banesa ka thënë se nuk do e lëshojë atë në asnjë mënyrë pasi nuk ka ku t’i çojë fëmijët e tij.

Ai ka deklaruar se vetëm ditën e djeshme ka marrë njoftimin se banesa e tij nuk do legalizohet ndëra sot i kanë ardhur fadromat për t’i prishur banesën.

“Italia fashiste e ka njoftuar Ahmet Zogun 3 ditë para se do të sulmoj. Qeveria shqiptare nuk më jep as 24 orë me na nxjerr nga shtëpia. Ne do qëndrojmë këtu, do luftojmë deri në fund. Unë jam sot 60-vjeç, unë shtëpi nuk bëj dot më.

Jam nëpunës i administratës që kam punuar me ndërgjegje. Këtu do qëndrojmë, do bëjmë luftë këtu. Unë dje e kam marr vesh që këtu paska një projekt. Unë s’kam para se nuk kam vjedhur siç kanë bërë qveritarët që kanë nga 10 shtëpi. Për mua ka vdekje.” – tha banori të cilit kërcënohet t’i prishet banesa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *