Vendosni fjalën kyçe....

Hoti dhe Vokshi nuk u lejuan nga Grada të futen në seancë, deputetja e PD: Dënim politik, po na censurojnë


Deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar dënim politik përjashtimin nga seanca plenare pas tensioneve të krijuara javën e kaluar.

“Mbledhja e Byros u dështua, sepse ne bazë të audios dhe videos që unë kisha në dispozicion nuk ka pasur asgjë për të bazuar dënimin e tyre. Është dënim politik. Kemi bërë një letër pas dështimit të mbledhjes së Byrosë Politike. Njoftova kryetaren e Kuvendit sepse në bazë të rregullores në momentin që bëhet ankimi vendimi i komisariatit pezullohet. Tani nuk ke të drejtë as të ankimohesh. Mund të të heqin mandatin dhe nuk ke një organ që të ankimosh, që të vërtetosh që nuk ke kryer asnjë shkelje të rregullores.”- tha Vokshi.