Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit rrëzojnë murin rrethues të firmës së ndërtimit (VIDEO)


Gjatë protestës së sotme banorët e Astirit kanë bllokuar sërish rrugën, duke sjellë probleme në lëvizjen e makinave.

Me thirrjet “Qeveri e shurdhër”, “Qeveri e krimit”, “O Erion o zagar do të tërheqim me litar”, “Rama ik” etj, qytetarët shprehen të vendosur në kauzën e tyre dhe kanë paralajmëruar se do t’i mbrojnë pronat e tyre me gjak.

Pas kësaj ata kanë rrëzuar në shenjë proteste blloqet e betonit si dhe rrethimin e vendosur nga kompania zbatuese e projektit.

Në protestën e sotme të banorëve të Astirit ishte i pranishëm edhe analisti Fatos Lubonja. Ky i fundi u shpreh nga protesta se të rinjtë duhet të reagojnë ndaj kësaj qeverie dhe të protestojnë si francezët për të drejtat e tyre.

“Shtëpitë tuaja janë shtëpitë e të gjitheve sepse këtu tregohet ligji shqiptar. Kjo është një e keqe shumë madhe, por nuk reaguam ndaj saj do të na hajë një nga një kjo qeveri.

Kjo është një e keqe shumë e madhe që duhet ta ndalojmë. Të gjithë të rinjtë duhen të kenë kurajo dhe duhet të reagojnë ndaj kësaj të keqe. Me pak cent rritje dhe ata dogjën Francën, qeveria atje u tërhoq. Këtë duhet të bëjmë edhe ne.”, u shpreh Lubonja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *