Vendosni fjalën kyçe....

Taksa ndaj mallrave serbe, Haradinaj letër të gjitha shteteve të BE-së


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj u ka nisur një letër të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me taksën prej 100% për produktet serbe.

Në këtë letër kryeministri Haradinaj ka treguar se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka respektuar në plotësi të gjitha marrëveshjet (CEFTA-n) dhe të gjitha obligimet, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Haradinaj në këtë letër ka thënë se Serbia e Bosnja së bashku kanë shkelur detyrimet e CEFTA-s, kanë ndërhyrë në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe kanë kërcënuar sigurinë dhe politikat publike të Kosovës.

“Përderisa Kosova i zbatonte plotësisht obligimet e saj, ajo vazhdimisht përballej dhe raportonte për mos respektimin nga Republika e Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës të obligimeve që dilnin nga CEFTA dhe ligjet e tjera të zbatueshme ndërkombëtare. Të dy këto shtetet kanë bërë veprime të cilat shkelin detyrimet e CEFTA-së, ndërhyjnë në rendin e brendshëm kushtetues, dhe kërcënojnë sovranitetin, sigurinë dhe politikat publike të Kosovës. Në rastin e Republikës së Serbisë, këto veprime janë në kundërshtim edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, republika e Serbisë ka shkelur Kapitullin 35 të BE-së për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila kërkon “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në këtë letër.

Letra e publikuar ga Ekspress:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *