Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humbin jetën dy persona


Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Korçë-Pogradec në fshatin Vloçisht.

Dy viktimat ishin duke ecur në anë të rrugës teksa janë goditur nga një automjet. Mësohet se viktimat ishin bashkëshortë me njëri-tjetrin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq
Informacion paraprak.

Më datë 04.12.2018, në orën 17:26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë trasportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *