Vendosni fjalën kyçe....

Trafiku te Unaza e Re, rrugët se si do lëvizin automjetet


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se si do të devijohet trafiku pranë këtij aksi. Në një deklaratë për shtyp theksohet se nga dogana deri tek Shkolla Teknologjike automjetet do të lëvizin në tre korsi.

Ndërkohë, tek rreth rrotullimi i Shkollës Teknologjike nuk do të ketë pengesa. Ajo që duhet theksuar është se rreth rrotullimi i ish-sheshit “Shqiponja” nuk do të jetë më një rreth rrotullim, por një gjysmë- rreth rrotullim. Që do të thotë, për t’u kthyer, duhet të kthehemi në vend, ose të shkojmë deri tek Casa Italia për të marrë më pas rrugën e unazës.

Pasi u hoqën pemët dhe shtyllat e ndriçimit kantieri i ndërtimit ka nisur fazën e parë të punimeve. Si fillim janë vendosur blloqe betonesh në formën e trafik ndarësve. Puna e sapo nisur ka reflektuar tek trafiku i rënduar në këtë aks. Situata më e rëndë paraqitet në mesin e ditës, ku fluksi i lëvizjeve është më i lartë.

Dy nga rrugët kryesorë të cilave do tu jepet prioritet janë Rruga e Kavajës dhe Rruga “Dritan Hoxha”. Në këtë të fundit do të përdoren dhe “bypass”-et që automjetet të lëvizin sa më lirshëm dhe trafiku të mos bllokohet.

Për të shmangur orët e gjata në trafik, do të shfrytëzohen rrugët dytësore.

Për banorët e zonës së Kasharit, si rrugë alternative do të jetë Rruga “Tre Dëshmorët”. Bashkia e Tiranës dhe ARRSH thotë që nuk do të ketë bllokim të trafikut, por rëndim të tij, për këtë kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *