Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Miami, 5 të plagosur (VIDEO)


Të shtëna me armë janë shënuar në një dyqan pijesh alkolike në Miami, SHBA. Si rezultat kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Sikurse raporton “Miami News”, policia është vënë në kërkim për gjetjen e personit që hapi zjarr në lagjen, Overtoën të ​​Miamit, duke dërguar pesë vetë në spital.

Katër prej të plagosurve u dërguan me ambulancë në Jackson Memorial Hospital, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Emrat e të plagosurve nuk janë bërë ende me dije, ndërkohë që i armatosuri endet  i lirë.

Policia ka vënë dhe një shpërblim prej 1.000 $ për këdo që jep informacion në lidhje me vendodhjen e autorit të sulmit.

“Nëse keni ndonjë informacion për këtë qitje, thirrni Miami-Dade Crime Stoppers në 305-471-TIPS. Mbani mend, gjithmonë mund të mbeteni anonim dhe keni të drejtë për shpërblim prej 1.000 $.”, thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *