Vendosni fjalën kyçe....

Pas Francës dhe Belgjikës, “Jelekët e Verdhë” dalin në protestë dhe në Hollandë


Protestat e “jelekëve të verdhë”, që fillimisht nisën në Francë kundër rritjes së çmimeve të karburantit, janë përhapur edhe në qytete të ndryshme të Holandës.

“Jelekët e verdhë” organizuan protesta në qytete si Haga, Nijmegen, Maastricht, Alkmaar, Leeuëarden dhe Groningen.

Rreth 200 protestues u tubuan para parlamentit holandez në Hagë.

Një grup protestuesish u urdhëruan të shkonin në drejtim të Shesiht Malieveld nga ana e policisë për shkak të mosmarrjes së lejes për të protestuar, kurse një grup tjetër insistuan të mbanin marsh përreth parlamentit.

Policia paralajmëroi protestuesit që nuk zbatuan urdhrin për të shkuar në shesh, duke thënë se do të merreshin masa ndaj atyre nëse nuk heqin jelekët e verdhë dhe nuk i japin fund protestës.

Protestuesit këmbëngulën të mos shkojnë në shesh, por hoqën jelekët dhe i dhanë fund protestës afër parlamentit.

Në protestat në mbarë vendin policia ka arrestuar katër persona për fyerje ndaj policisë dhe kamuflim duke hequr jelekët.

Protestat e jelekëve të verdhë filluan në Francë për shkak të rritjes së karburantit për 20 për qind brenda një viti.

Dje protestat për herë të parë u përhapën edhe në Belgjikë, ku protestuesit vërshuan edhe para instutcioneve të Bashkimit Evropian. Protestat e djeshme në Bruksel u shoqëruan me incidente.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *