Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Qindra “zombi” në rrugët e qytetit, protesta e argjentinasve për samitin e G20


 “Një ushtri me zombi”  në  ngjyrë të hirtë ka mbushur sot rrugët e Buenos Aires. Qindra persona të veshur me rroba të vjetra, të lyer si të përgjakur dhe të lënduar kanë lëvizur në rrugët e qytetit. 

Skena e zymtë ishte një protestë kundër Samitit të G20 që po organizohet nga qyteti këtë fundjavë, organizuar nga grupi i “Teatrit të Fundit të Botës”.

Zombit përfaqësojnë viktimat e globalizimit dhe figurat e maskuara supozohet të përfaqësojnë qeveritë perëndimore, duke qëndruar në prapavijë.

Burimi: RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *