Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i marinës ukrainase: Do i kërkojmë Turqisë të bllokojë ngushticën e Bosforit për rusët


Një shef i marinës ukrainase është zotuar se do kërkojë nga Turqia që të mbyllë ngushticën e Bosforit për anijet luftarake ruse.

“Unë jam i sigurt se bashkësia ndërkombëtare  do të pranojë se ka pasur një agresion ndaj shtetit të Ukrainës”, tha të enjten komandanti i Marinës ukrainase, admirali Igor Voronçenko.

Duke përmendur këtë dhe rregullat e Konventës së Montreuksit, ai u shpreh: Do të përpiqemi t’i kërkojmë Republikës së Turqisë për mbylljen e Ngushticës së Bosforit, që rusët të mësojnë  se çfarë duhet për të shkelur rregullat ndërkombëtare “.

“Dëshira e Kievit për të kërkuar mbylljen e ngushticës së Bosforit është ligjërisht e parëndësishme,” u tha gazetarëve senatori i lartë francez Franz Klintsevich. “Rusia nuk është në luftë me askënd, dhe nuk planifikon të shkojë në luftë”, theksoi ai.

Moska ka dënuar incidentin në Ngushticën Kerç si një “provokim” të planifikuar nga autoritetet e Kievit, ndërsa Ukraina qëndron sipas versionit të saj të ngjarjeve. Të dielën, Kievi dërgoi tre anije ushtarake përmes ngushticës Kerç.

 Burimi: RT

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *