Vendosni fjalën kyçe....

Rusia instalon sistem të ri raketor në Krime


Një sistem i ri raketash tokë-ajër të tipit S-400 do të dërgohen në një të ardhme të afërt në Krime, gadishull ukrainas i aneksuar në vitin 2014 ku tensioni është rritur që prej të dielës, njoftoi sot një përgjegjësi i ushtrisë ruse.

“Në një të ardhme të afërt, sistemi i raketave antiajrore do të vihet në pozicion luftimi për të mbrojtur hapësirën ajrore të Federatës së Rusisë”, deklaroi koloneli Vadim Astafiev, zëdhënës i distriktit jugor ushtarak rus, i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.

Sipas agjencisë “Ria Novosti”, ky sistem do të vendoset para se të përfundoj ky vit. Ai do t’i bashkohet sistemeve S-400 që janë në shërbim në Krime.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *