Vendosni fjalën kyçe....

Rënie rekord, nga 120 vetëm 2 kamionë në ditë hynë në Kosovë me mallra serbe


Vendosja e taksës prej 100% për mallrat serbe ka bërë që importi i produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të ketë një rënie të madhe. 

Më parë hynin në tokën Kosovare 100 deri në 120 maune me mallra në ditë tani zhdoganohen vetëm 2 të tilla. 

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilec për Gazetën Express deklaron se deri tani zhdoganimin e kanë përfunduar vetëm dy ngarkesa.

“Vlera e produkteve serbe ka rënë në vlera minimale. Realisht, nëse para marrjes se ndalesës kemi pasur rreth 100 deri 120 maune nga Serbia dhe Bosnja, kryesisht nga Serbia, tash pas marrjes se vendimit 100 për qind, ne kemi parë që brenda kësaj periudhe kur është aplikuar vendimi ka pasur hyrje minimale. Deri më tani zhdoganimin e kanë përfunduar vetëm dy ngarkesa’, tha Stavileci. 

Ai shton se ngarkesat e kanë paguar taksën 100 për qind dhe kanë plotësuar kushtet sipas vendimit të qeverisë. “Të dyja kanë qenë më lëndë të parë, njëra nga Bosnja dhe tjetra nga Serbia. Këto dy ngarkesa kanë paguar taksën 100 për qind dhe kanë plotësuar kushtet e deklaracionit sipas vendimit të qeverisë”, tha Stavileci. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *