Vendosni fjalën kyçe....

Serbia peshon mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë


Serbia nuk do i bashkohet sanksioneve anti-ruse në këtë pikë, tha të mërkurën presidenti Aleksandar Vuçiç.

Pavarësisht presionit nga vendet e BE-së, Serbia po ndjek politikën e saj të pavarur dhe synon të vijojë ta bëjë këtë, tha Vuçiç për transmetuesin shtetëror RTS në një intervistë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Për momentin nuk ka një mundësi të tillë.” – tha Vuçiç për RTS kur u pyet nëse Serbia mund të vendosë sanksione ndaj Moskës.

“Ne kujdesemi për interesat tona. Kush e di se çfarë lloj kërcënimesh mund të përballemi, por siç e shihni, kanë kaluar 90 ditë dhe Serbia i qëndron politikës së saj, i vetmi vend në të gjithë Evropën. Një vend i vogël me njerëz të pakët në numër, por shumë krenar, po ndjek politikën e vet, jo proruse, jo properëndimore, por të tijën.” – theksoi ai.

SHBA dhe aleatët e saj i kanë bërë presion Beogradit që t’i bashkohet embargos së tyre ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë.

BE-ja ka argumentuar se Serbia, si një aspirante për t’u bashkuar me bllokun, duhet të ‘harmonizojë” politikat dhe legjislacionin e saj me ato të Brukselit – diçka që Vuçiç deri më tani ka kundërshtuar ta bëjë, megjithëse ai thotë se objektivi strategjik i qeverisë së tij vijon të jetë anëtarësimi në BE.