Vendosni fjalën kyçe....

Greva në Athinë, autobusët, trenat dhe tragetet pezullojnë punën


Sindikatat e sektorit privat kanë paralajmëruar sot një grevë të përgjithshme në qendër të Athinës. Tubimi do të nisë rreth orës 11:00 të paradites së sotme dhe do të ndikojë në transportin publik në Athinë, pasi punëtorët në metro, tramvaj dhe autobusë do të marrin pjesë gjithashtu në grevë.

Sukurse shkruan sot “Prothothema“, autobusët e Athinës do të funksionojnë vetëm nga ora 9:00 në mëngjes dhe në orën 21:00 gjatë natës.

Tragetet po ashtu nuk do të punojnë gjatë ditës, për shkak të pjesëmarrjes së Federatës së Marinës (PNO) në grevë.

Kërkesat e grevistëve, janë që t’i jepet fund taksimit të tepërt, një pagë minimale mujore prej 751 euro, marrëveshje kolektive të punës dhe një sistem të sigurimit të drejtë dhe të qëndrueshëm pa shkurtime të përfitimeve ose pensioneve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *