Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa përcaktimin e kufirit


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçin në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaroi se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë.

Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur edhe mund të them edhe i impresionuar me dy takimet që i kam zhvilluar, në departamentin e shtetit e para, me sekretarin Pompeo, pastaj edhe me ambasadorin Bolton, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Trump. Që të dy e kanë theksuar shumë qartë që, koha është tani për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi dhe ky moment duhet shfrytëzuar maksimalisht prej të gjithë akterëve edhe në Kosovë edhe në Serbi me udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të arrihet marrëveshja paqësore ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

Pra, ajo që mund të them është kjo se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata e presidentit Trump, e mbështet fuqishëm procesin e dialogut, negociatave dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale që përmbyllë”, u shpreh Thaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *