Vendosni fjalën kyçe....

FOTO+VIDEO- Gjithçka ndodhi në protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar


Protesta e dytë e mbledhur që pas prishjes së Teatrit Kombëtar në 17 maj, përfundoi e qetë dhe pa asnjë incident.

Tubimi i i thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nisi prej orës 17:30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit përballë Ministrisë së Brendshme.

Kjo protestë u mbështet edhe nga opozita e bashkuar ku drejtuesit e saj morën pjesë në tubim së bashku me mbështetësit e tyre.

Në podium u mbajtën fjalë nga aktorë dhe aktivistë të cilët kanë qëndruar përgjatë dy vjetëve në mbrojtje të godinës.

As në këtë protestë nuk munguan banderolat apo thirrjet e ndryshme ku fokusi ishte te anëtarët e Këshillit Bashkiak të cilët firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Për tu theksuar, ishte firmosja e peticionit i cili ka fokusin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, i cili është firmosur nga qytetarët në shesh.

Në përfundim të protestës drejtuesit e saj bënë thirrje për një tubim ditën e nesërme përpara prokurorisë së Tiranës.

Ndërsa në ditët në vazhdim do ketë mbledhje firmash edhe në qytete të ndryshme./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *