Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori britanik: Nuk ka bashkëpunim me individë non grata, me Shqipërinë do ndërtojmë task forcë për emigrantët


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King Smith ka bërë deklarata të rëndësishme lidhur me funksionimin e parlamentit dhe qëndrimin ndaj listës së personave “non grata”.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit politik për të përmbushur qëllimet demokratike dhe përgjegjësitë e parlamentarëve për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Në lidhje me listën “non grata”, ambasadori nuk komentoi në detaje, por tha se vendimet janë të specifikuara për individë dhe nuk janë përcaktuar për grupime të tërë, prandaj për këtë, sipas tij, bashkëpunimi ekziston vetëm me individë që nuk janë shpallur non grata.

Është shumë e rëndësishme që parlamenti të funksionojë në interes të demokracisë dhe të qytetarëve. Kjo është përgjegjësi e opozitës, edhe gjithashtu e shumicës. Është e rëndësishme që të gjithë politikanët të punojnë së bashku me këtë qëllim. Kuvendi është institucioni kyç për të çuar përpara interesin qytetar. Kuvendi dhe komisionet duhet të funksionojnë. Ne kemi qasje të gjerë, nuk përcaktojmë grupe individësh. Ka vendime specifike për individë specifikë dhe për ata nuk angazhohemi. Me të tjerët duam dialog, duam angazhim. Nuk më përket mua të shprehem për politikën e brendshme.

Nuk do të komunikoj në emër të listës së personave “non grata”. Nuk mund të komentoj. Pozicioni ynë është shumë i qartë. Vendimet për “non grata” janë specifike për individë, nuk janë për grupime. Kemi angazhim me individë që nuk janë të përcaktuar të tillë”, deklaroi ambasadori Britanik.

Ambasadori zbuloi se do të ketë një task force të përbashkët me vendin tonë për emigrantët e paligjshëm.

Ai u shpreh se falë marrëveshjes me qeverinë shqiptare, ka një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmendet gjithashtu edhe mbrojtja, në thelb të kësaj është një rritje e partneritet tonë në mbrojtje, në zhvillimin ekonomik, drejtësi, arsim, kulturë. Kjo është një nga mënyrat sesi në i trajtojmë sfidat. Emigracioni do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj. Marrëveshja, partneriteti me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare kanë qenë shumë të suksesshëm dhe kanë çuar në një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të kemi qëndrueshmëri në këtë pikëpamje.

Kjo është me interes për të gjitha vendet evropiane. Besoj se do të shihni se me task forcën e përbashkët, po mundohemi ta zgjerojmë në rajon, Shqipëria po i tregon botës sesi arrin ta bëjë diçka të tillë”, deklaroi diplomati.