Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në kryeqytet, plagoset një person në Babrru


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Babrrusë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Forcat e policisë janë drejtuar për në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, pasi ka marrë një plumb në këmbë

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Në zonën e Paskuqanit është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar shtetasi U. V., rreth 55 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *