Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Opozita nuk po përdor politikisht protestën, misioni i saj qëndrimi pranë qytetarëve


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur edhe një herë për protestën që po zhvillojnë banorët e Astirit në kryeqytet pasi në projektin e ndërtimit të Unazës së Re kërkohet prishja e banesave të tyre.

Basha është shprehur se opozita është bashkuar me banorët jo për qëllime politike por sepse misioni është qëndrimi në krah të njerëzve.

“Sigurisht që jo. Është detyra jonë të jemi në krah të këtyre njerëzve. Po shkojnë t’u prishin shtëpitë pa ligj, pa ju dërguar një copë letër. 317 shtëpi, me mesatarisht 2-3 kurora brenda, pra afërsisht një mijë familje. Vogëlushë të traumatizuar. Po të mos ishim aty, do të ishim në shkelje të misionit tonë. Jemi në misionin tonë dhe duhet të jemi aty, jo vetëm ne, po të gjithë ata që e kuptojnë se prishja e shtëpive të këtyre njerëzve, është një hap larg prishjes së shtëpisë, mirëqenies dhe harmonisë në familjen e tyre”- u shpreh Basha në emisionin “A Show” në News 24.

Basha më tej është shprehur se opozita ka vizituar edhe oficeren e lënduar gjatë protestës së zhvilluar javën e kaluar.

“E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia. Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë”- tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *