Vendosni fjalën kyçe....

Escobar i shqetësuar: Kemi probleme në komunikim me Kurtin


Escobarkurti

I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë problem për sa i përket komunikimit me kryeministrin e Kosovës, Kurti, ndërsa shtoi se raportet ndërshtetërore i tejkalojnë ato të një njeriu apo partie.

Sipas Escobar, të njëjtin problem me Kurtin e kanë edhe vendet e tjera aleate.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, ka thënë Escobar.

I dërguari amerikan e ka cilësuar si ‘katastrofal’ vendimin e Kosovës për dinarin serb.

“Do të thosha po, dialogu është në fazë kritike. Më duhet të them se jemi të angazhuar që t’u kthehemi marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Nuk ka alternativë dialogu i lehtësuar nga Brukseli, ai ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim. Kjo është një nga arsyet kryesore pse e vizitoj rajonin”, shtoi Escobar.