Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari: Rama arreston protestuesit që t’i mbyllë gojën, kemi një drejtësi të kapur


Deputeti i LSI-së Endrit Braimallari u shpreh përmes një deklarate për mediat se kryeministri Edi Rama do t’i mbyllë gojën duke i arrestuar protestuesit tek zona e Astirit të cilët preken nga Unaza e Re.

Braimllari u shpreh se sot në Shqipëri ka më shumë të dënuar për protesta ndaj këtij kryeministri se sa për trafik të lëndëve narkotike dhe sipas tij drejtësia është e kapur.

Deklarata e plotë:

Sot përpara gjithë shqiptarëve doli hapur fytyra e vërtetë e qeverisë së bërë njësh me krimin.

Kryetrafikanti që drejton qeverinë, i dedikuar vetëm në shërbim të krimit dhe trafikantëve, kërkon me çdo kusht ti mbylli gojën njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që me mund dhe me djersë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre. Edi Rama nuk mund të kuptojë problemet e qytetarëve, varfërinë ekstreme të tyre dhe mungesën e shpresës në këtë vend. Sepse fokusi tij është i qartë, krimi i organizuar dhe oligarkia, të cilët po rëndojnë drejtpërdrejt mbi çdo qytetar të këtij vendi.

Drejtësia është kapur.

Presioni i tij qeveritar për ti mbyllur gojën protestuesve, të cilët protestojnë për shtëpinë e tyre të bëra me mund dhe me djersë nuk do ta realizojnë dot qëllimin.
Qeveria që u hapi dyert trafikantëve dhe shefave të policisë së drogës që të ikin nga Shqipëria ngriti sot dorën mbi shqiptarët, i goditi dhe i dënoi.

Sot në Shqipëri ka më shumë të dënuar për protesta ndaj këtij kryeministri se sa për trafik të lëndëve narkotike.

Të nderuar njerëz që na ndiqni, sot ka ndodhur ngjarja më monstruoze që mund të ndodhi në një vend të NATOS që aspiron për në Bashkimin Europian.

Një fëmijë i mitur mbeti rrugëve sepse nëna dhe babai i tij u arrestuan duke protestuar në mbrojtje të shtëpisë së tyre. E kuptoni se çfarë mund të ndodhë në këtë vend nga Edi Rama, kur lë në mes të rrugës një fëmijë të mitur, të pa mbrojtur, pa siguri, pa ushqim. Pse? Sepse prindërit e tij protestuan për pronën, për të drejtën e tyre. Prindërit e tij protestuan që Edi Rama të mos ua prishi pronën dhe t’ia japë oligarkëve. Prindërit e tij protestuan që Edi Rama të mos kryejë atje një akt korruptiv dhe kriminal. Por ky njeri nuk ka mëshirë, nuk ka mëshirë sepse nuk njeh familje.

Arrestohet një baba më fëmijë tetraplegjik, i cili është i vetmi person që mund të kujdesej për të. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin i ka shërbyer për 25 vitë forcave të policisë, çka do të thotë që rrjedhimisht ky njeri i njeh shumë mirë ligjet e këtij vendi. Por arrestohet në mënyrën më barbare, sepse Edi Rama urdhëroi kolegët e tij ta arrestojnë në atë mënyrë, për të përçarë dhe për të futur luftë mes shqiptarëve.

Mallkimet e rënda të popullit që po i prek pronën, mallkimet e djalit 7 vjeçar që e la pa prindër, mallkimet e prindit me djalë tetraplegjik, mallkimet e mamasë së Dorjanit e cila e ka ende shpinën e nxirë nga dhuna e ushtruar, nuk do i ndahen këtij njeriu i cili po e drejton vendin si një monstër e vërtetë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *