Vendosni fjalën kyçe....

Largimi nga BE-ja, May: Kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme. 


Bashkimi Europian më në fund miratoi marrëveshjen për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE gjatë një samiti emergjent në Bruksel. Marrëveshja tani pritet të miratohet, ose të refuzohet, nga deputetët britanikë.

Në lidhje me ketë miratim ka reaguar edhe May, e cila është shprehur se kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme.

“Nëse njerëzit mendojnë se ka ende çështje për t’u negociuar, nuk është ky rasti. Kjo është marrëveshja që është hedhur në tryezë, kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme, është marrëveshja e vetme e mundshme”, tha Theresa May.

Dy marrëveshjet që BE bëri me Mbretërinë e Bashkuar

Udhëheqësit nga vendet anëtare të BE miratuan marrëveshjen e Brexit, e cila më parë është arritur me qeverinë britanike. Marrëveshja në fjalë përbëhet nga dy dokumente kryesore. E para, një fletë tërheqje prej 585 faqesh, do t’i udhëzojë të dyja palët deri në largimin e Britanisë nga blloku, i cili është caktuar për datën 29 mars 2019.

Ky tekst ligjërisht i detyrueshëm mbulon projekt-ligjin e shkurorëzimit të Mbretërisë së Bashkuar, të drejtat e qytetarëve dhe një numër masash për të siguruar që nuk ka ndonjë kufizim të vështirë mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës së BE-së. Duke filluar nga marsi 2019, Britania do të hyjë në një periudhë tranzicioni të caktuar deri në dhjetor 2020.

Dokumenti i dytë, jo i detyrueshëm, është një deklaratë politike që përshkruan aspiratat për të ardhmen, duke përfshirë ruajtjen e marrëdhënieve tregtare, politikat e përbashkëta të jashtme dhe të mbrojtjes, si dhe lidhjet e ngushta në zbatimin e ligjit dhe drejtësinë penale.

Miratimi i shumëpritur i marrëveshjes së Brexit nuk ka ardhur pa pengesa. Spanja kërcënoi në minutën e fundit të tërhiqet nga samiti derisa iu dha garanci lidhur me marrëveshjet tregtare me Gjibraltarin – një territor britanik me 30,000 banorë. Megjithatë, Madridi e hoqi kërcënimin pasi mori garanci nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Theresa May kur të kthehet në Britani do të  përballet me kundërshtime të forta për këtë marrëveshje. Shumë deputetë të partisë dhe qeverisë së saj i kanë dalë kundër kësaj marrëveshje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *