Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga protesta te Astiri: Nesër publikojmë fakte se si Rama po vjedh te Unaza e Re


Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit që dalin të mbrojnë pronën nga prishja për ndërtiminin e unazës së re.

Basha është shprehur nga protesta se ditën e nesërme do publikojë fakte të tjera se si Rama po kryen vjedhjen e madhe për ndërtimin e kësaj vepre.

“Ky është degjenerimi total i qeverisë së Edi Ramës që mban në burg protestuesit, të cilët mbahen aty si të burgosur politik nga qeveria, që nuk fut në burg kriminelët por ata që mbrojnë shtëpitë e tyre. Kemi një kryeministër i cili është përfshirë në një aferë korruptive për të cilën nesër PD do të nxjerrë të tjera prova se sa e madhe është vjedhja.

Arrestimi dhe keqtrajtimi i të burgosurve nuk duhet anashkaluar nga media. Ne i kemi kërkuar avokatit të popullit të hetojnë rastin. Protestuesit nuk kanë pranuar të pranojnë para avokatit të popullit, shikoni se si e përdor frikën Edi Rama dhe disa banditë të tij në polici. E ka çuar në këtë shkallë vendin saqë të arrestuarit kanë frikë të pranojnë para policisë se janë rrahuar. Policët që kanë ushtruar dhunë mbi protestuesit do të përballen me ligjin.

Tashmë që është zbuluar se kjo është një skemë vjedhjeje është e domosdoshme që të gjithë ti shkojnë deri në fund zbulimit të kësaj vjedhjeje sepse njerëzit që janë pjesë e kësaj skeme duhet ta dinë se nuk do ja hedhin paq, qofshin këta edhe sekserë apo biznesmenë. Edi Rama të ë tërhiqet nga kjo vjedhje dhe do të përgjigjet par ligjit”- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *