Vendosni fjalën kyçe....

Studenti i UBT-së përplaset me policisë: Pse më keni rrethuar, s’jam kriminel


Një student është përplasur me efektivët e Policisë në hyrje të rrugës së Durrësit, në zonën e “Zogut të Zi”.

Kjo pasi policia nuk i ka lejuar studentët të kalojnë për të mos bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Studenti i kërkoi efektivit t’i lejojë të ecin në drejtim të qendrës duke deklaruar se nuk proteston vetëm për të drejtat e tij por edhe të vetë policëve.

“Mos më prek me dorë. Pse më keni rrethuar. Jam kriminel? Thojani atij në krye te qeverisë. Ata po na vjedhin. Ne do marshojmë për të drejtat tona dhe tuajat. Na lini të kalojmë rrugën. Pse po na ndaloni.”- u ankua studenti.