Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në Tiranë ju dukën të dhunshme? Çfarë po ndodh tani në Paris (VIDEO)


Mijëra protestues kanë bllokuar sërish rrugët e Parisit, për të kundërshtuar taksat që shkaktojnë rritjen e çmimit të naftës.

Situata duket e tensionuar, ku protestuesit po hedhin shashka dhe tymuese në drejtim të policëve.

Policia nga ana tjetër po përdor gaz lotësjellës dhe ujë, shkruan RT.

Kjo e shtunë shënon javën e dytë me radhë të protestave në kryeqytetin francez, ku kujtojmë se vetëm të shtunën e kaluar humbi jetën një person ndërsa mbetën të plagosur qindra.

Rreth 3,000 punonjës të sigurisë janë vendosur në gatishmëri për t’u marrë me tubimin, vetëm në qytetin e Parisit.

Lëvizja ‘Yellow Vest’, në shpi “Jelekët e verdhë”, po proteston ndaj masës së qeverisë për rritjen e taksave që do të jetë në fuqi që nga 1 janari 2019.

Qeveria pretendon se masa ka për qëllim promovimin e praktikave miqësore me mjedisin, por protestuesit nuk janë në një mendje./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *