Vendosni fjalën kyçe....

Lame për 3 vjetët e qerasë: Deri në 2014-ën kujt i prishej shtëpia s‘merrte gjë, ndryshoi nga ndjeshmëria e kësaj qeverie


Kreu i ALUIZNI-t, Lame, tha se familjet që do preken nga prishja e banesave dhe që nuk do përfitojnë dëmshpërblim do marrin një bonus qiraje 3 vjet dhe më pas qeveria dhe bashkia kanë premtuar se do përfshihen në kredi afatgjata dhe anesa sociale.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lame tha se për shkak të ndjeshmërisë së qeverisë Rama, u ndryshua trajtimi i familjeve duke qenë se sipas tij deri në vitin 2014-të, familjeve që u prishej banesa nxirreshin jashtë dhe nuk merrnin asgjë.

“Ai treshi nuk është gjetur me “abra-kadabra”, ka një logjikë të caktuar që vjen prapë nga e shkuara. Deri në 2014-ën, edhe projektet e para fare të kësaj qeverie thoshin dil jashtë, e ke pa leje shtëpia do prishet.

Gjithë projektet e bëra në këtë vend deri në vitin 2014 thuhej dil jashtë se shtëpia do prishet. Nga 2014 pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së kësaj qeverie u mendua nuk mund të nxjerrim njerëz në rrugë dhe u mendua koncepti i bonusit të qirasë.

Përveç kësaj dhe bashkia ka premtuar edhe qeveria ka premtuar përfshirjen qoftë në kreditë afatgjata për banim qoftë edhe strehimin social. Pra nga hedhja në rrugë në trajtimin me bonus qeverie.” – deklaroi Lame.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *