Vendosni fjalën kyçe....

“I gënjeu sy për sy për legalizimet e banesave, sot çirret se do ua prishë” – Vasili publion videon


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka publikuar një video të premtimeve të kryeministrit Rama në zgjedhje për legalizimin e banesave.

Ai thotë se Rama i ka gënjyer sy për sy qytetarët në fushatë vetëm për të marrë ca vota ndërsa sot çirret se do u shembësh banesat se njerëzit nuk i meritojnë.

“Këtij mashtruesi ordineri nuk ke ç’komente t’i bësh.” – shkruan Vasili.

“Video si mashtronte kryeministri qytetaret per legalizimet per ca vota. Per te rrembyer ca vota me shume kryeministri ka genjyet pacipesisht qytetaret per legalizimet.

Sot ky cirret si i cmendur se do ti prishe banesat, do ti shembe,do ti hedhi ne toke dhe se njerezit nuk i meritojne. Kurse dje qante, lante e jargavitej kur thoshte qe qytetaret kishin derdhur djersen e mundin e jetes tek ato. Ketij mashtruesi ordiner nuk ke ç’komente ti besh.

Ndiqni videon dhe krahasoni cmendurite qe flet sot ky i marre dhe shikoni c’ka thene dje dhe kushdo e kupton se ç’fatkeqesi eshte te qeverise nje i pacipe si ky.” – shkruan Vasili në “Facebook”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *