Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona “frena” në Madrid, një pikë sa një fitore


Në barazim ka përfunduar supersfida e mbrëmjes së sotme mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës.

Madrilenët arritën të marrin një rezultat të rëndësishëm që i lejon të ruajnë vendin e dytë, largësinë prej një pike nga katalanasit dhe ambicien e tyre për titullin kampion.

Ekipi i trajnerit Simeone kaloi i pari në avantazh me anë të sulmuesit Diego Costa në minutën e 77-të. Kur po dukej se Atletiko ishte pranë fitore që do i jepte kreun e renditjes për hertë të parë këtë sezon.

Ka ardhur barazimi i Barcelonës. Miqtë arritën të shënojnë me anë te Dembeles në minutën e fundit të kohës së rregullt, një pikë më shuimë vlera që në mënyrën si vajti ndeshja mund të konsiderohet si fitore.

Aktualisht katalanasit mbajnë vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se Atletiko Madridi dhe 5 pikë më shumë se rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit.