Vendosni fjalën kyçe....

510 të vdekur nga koronavirusi brenda ditës në Spanjë, shifra më e ulët në 19 ditë


Numri i vdekjeve të përditshme të Spanjës nga koronavirusi ra për të tretën ditë me radhë. Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se në 24 orët e fundit janë raportuar 510 viktima, duke shënuar kështu rritjen më të ulët brenda natës, që nga data 23 mars.

Kështu, numri i vdekjeve totale në Spanjë ka shkuar në 16.353 këtë të shtunë.

Ndërkohë rastet e reja të raportuara arrijnë në 4.830, duke e çuar totalin e të infektuarve në 161,852.

Siç shkruan ElPais, edhe numri i rasteve të kuruara ka shkuar tashmë 59,109, gati 3500 më shumë të shëruar se dje.

Të shëruarit zënë tashmë 36.5% të totalit të të infektuarve, një përqindje që rritet çdo ditë dhe është 1.5 pikë më e lartë se dje.

Këto janë të dhëna inkurajuese, megjithatë, masat e marra gjatë muajit të gjatë të epidemisë në Spanjë do të vijojnë. Në radhë të parë, sepse vdekjet dhe rastet e pasqyruara në këtë numër të përditshëm të Shëndetit, ofrojnë vetëm një pjesë të realitetit.

Siç shkruan ElPais, vdekjet e mbledhura janë ato që kanë ndodhur në spitale dhe te njerëzit të diagnostikuar me teste, ndërsa të tjerët që kanë qëndruar në rezidencat dhe shtëpitë e tyre (megjithëse në një masë më të vogël) nuk janë të përfshirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *