Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet fantastike, 50 mijë tifozë ndjekin stërvitjen e ekipit para finales në Libertadores


Finalja e Kupës Libertadores në Amerikën e Jugut është e barazvlefshme me finalen e Ligës së Kampionëve në Evropë.

Këtë edicion të Libertadoresit emocionet janë edhe më të mëdha duke qenë se përballë janë vënë dy ekipet më të mira argjentinase, Boca Juniors dhe River Plate, që e bëjnë sfidën edhe një derbi të nxehtë pasi të dy formacionet janë të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e vajtjes, ekipi i Boca Juniorsit është stërvitur para 50 mijë tifozëve që ndjekin ethshëm përgatitjet e ekipit për sfidën e kthimit që luhet në fushën e River Plate ditën e nesërme.

Edhe pse stadiumi i Boca-s ka një kapacitet prej 49 mijë personash, në stërvitjen e ditës së sotme të pranishëm kanë qenë më shumë se 50 mijë, të cilët kanë qenë të detyruar të ulen mbi parmakët dhe shkallët e stadiumit për të qenë të pranishëm në stërvitjën e ekipit të tyre të zemrës që të shtunën do të zbresë në fushë për misionin e madh.