Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në qendrën tregtare në Alabama, një i vdekur dhe dy të plagosur, mes tyre 12-vjeçarja (VIDEO)


Një sherr me armë ka ndodhur në një qendër tregtare në Alabama në SHBA, si pasojë e të cilit ka vdekur një adoleshent, ndërsa kanë mbetur të plagosur disa persona, mes tyre edhe një vajzë 12-vjeçare.

“Time” shkruan se të shtënat me armë kanë nisur rreth orës 09:30 sipas orës lokale, pas një sherri mes dy adoleshentëve.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se dëgjuan të shtëna armësh dhe u përballën me kaos, ndërsa mijëra blerës u përplasën nëpër shitore, duke përfshirë edhe nënat me karroca.

Njëri nga dy adoleshentët u largua, por u përball me dy policë. Pas konfrontimit me policët ai mbeti i vrarë.

Adoleshenti i dytë u shtrua në spital në gjendje të rëndë. E plagosur ka mbetur edhe një vajzë 12-vjeçe, shkruan “The Sun” , e cila pasi mori një plumb iu nënshtrua një operacioni emergjent. Sipas mjekëve tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Pamjet e publikuara tregojnë blerësit që ikin në të tmerruar dhe u fshehën nëpër dyqane, pas të shtënave me armë në atë që u quajt e “Premtja e Zezë”.