Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Lleshaj njëzëri, dënojnë dhunën ndaj policisë dhe paralajmërojnë banorët


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ishte mesditën e sotme në Spitalin e Traumës, për të vizituar 6 efektivët e policisë që u plagosën pas përplasjes me protestuesit.

Pas daljes nga spitali, ministri Lleshaj u shpreh se dhuna ndaj policisë nuk do tolerohej në asnjë formë, pasi goditja ndaj policisë së shtetit është goditje ndaj shtetit.

Ai u shpreh se policia është e gjithë shqiptarëve dhe se nuk do toleronte akte dhune ndaj rendit publik.

Ai u bëri thirrje edhe deputetëve të opozitës që të distancoheshin nga dhuna. Ndërkohë sipas protestuesve ka qenë policia ajo që ka provokuar banorët dhe ka goditur së pari një 65-vjeçare.

Pas Lleshajt, edhe kryeministri Rama ka reaguar në “Twitter” ku ka thënë se dhuna ndaj policisë nuk do tolerohej dhe se duhet të merrnin ç’u ofronte ligji dhe duhet të largoheshin nga rruga.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga.” – shkruan Rama në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *