Vendosni fjalën kyçe....

Kalifornia ende në rrezik nga katastrofat natyrore, këtë herë nga shiu


Kalifornia në SHBA po përballet edhe menjë tjetër gjendje të jashtëzakonshme. Pas zjarreve ka nisur shiu.  Shiu ka nisur në pjesën veriore të shtetit duke ndihmuar në shuarjen e flakëve, por bashkë me të është rritur edhe frika e rrëshqitjeve të dheut që mund të vështirësojnë përpjekjet e rindërtimit.

10-15 centimetra shi pritet të bien në ditët në vijim dhe disa zona janë paralajmëruar të përgatiten për përmbytje.

Duhet të themi se nga zjarret në Kaliforni 83 vetë humbën jetën.

Më shumë se 563 të tjerë ende mungojnë në apel pas të ashtuquajturit Camp Fire që shkatërroi qytetin Paradise. Punonjësit kanë gërmuar nën rrënojat e më shumë se 10 mijë shtëpive që janë djegur tërësisht.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *