Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet gjatë natës makina në Elbasan


Digjet gjatë natës një automjet në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, në lagjen “Partizani”, ku automjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, ishte i parkuar në rrugë.

Nuk dihet ende se në ç’rrethana makina ka marrë flakë, ndërsa mësohet se pronar i saj është Aleksandër Ymeri.

 “Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të shtetasit A.Y., 44 vjeç, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se mjeti është djegur pjesërisht nga flakër, ndërkohë që uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *