Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon shqiptarët në Kroaci: Kanë ruajtur të gjallë kulturën Arbanase


Ditën e sotme presidenti Ilir Meta po zhvillon një  vizitë në Kroaci. Meta është takuar me  homologen kroate si dhe  me shqiptare dhe pinjollë të familjeve shqiptare që kanë ruajtur kulturën dhe traditën.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta ka përmënduar disa mbiemra të familjeve shqiptare dhe pinjollëve të tyre që kanë lënë gjurmë në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë.

“Një respekt të veçantë sot për familjet dhe pinjollët e tyre: Deshpali, Kotlar, Stipçeviç, Mateshiç, Krstiç, Duka, Kalmeta, Rela e të tjerë që kanë ruajtur të gjallë shpirtin dhe kulturën Arbanase dhe kanë lënë gjurmë të shkëlqyera edhe në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë moderne”, shkruan Meta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *