Vendosni fjalën kyçe....

I mori makinën të atit për të bërë xhiro me shokët, adoleshenti shqiptar humb jetën në aksident


Një aksident ndodhi ditën e djeshme në Kyparissia në Greqi, ku humbi jetën një 15-vjeçar shqiptar. Enriko Buzani, jetonte prej vitesh ne Greqi me familjen e tij.

Sipas mediave greke, në makinë ndodheshin tre fëmijë, njëri shqiptar, tjetri grek dhe një bullgar, të cilët ishin shokë klase.

Ata kishin lënë mësimin dje dhe shqiptari Enriko Buzani kishte marrë makinën e të atit që e drejtonte vetë, duke bërë xhiro me dy shokët.

Mirëpo ndërsa bënin xhiro me makinë, të rinjtë u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë Terpsitheas, jashtë Kiparisias.

15 vjeçarët Niko Trialona, me origjine greke dhe Kristo Mertai me origjinë bullgare ndërruan jetë në moment, ndërsa shqiptari ndërroi jetë më vonë në spital.

I plagosur nga aksidenti mbeti edhe drejtuesi i furgonit, një 48-vjeçar.

Tre adoleshentët jetonin me familjet e tyre në Kiparisia dhe ishin lojtarë të klubit të futbollit ‘Kyparissia’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *